Këngëtarja shqiptare, Besa Kokëdhima, ka deklaruar se shumë shpejt do të publikojë projektin e saj të ri.
Besa, e cila e vlerësoi paraqitjen e saj në festivalin e mbajtur në Poloni “Top of the Top” si eksperiencë të mrekullueshme, thotë se ka nisur punët në projektin e ri.
“Hola miq!! Si jeni? Si shkoi vera? Unë po punoj për videokëngën time të re, dhe disa projekte do t’i zbuloj në ditët në vijim. Ju falënderoj nga zemra për mesazhet dhe dashurinë. Jeni gjithnjë në mendimet e mia. Ndërkohë, ju përshëndes me pak verë, në ditët e fundit të saj”, ka shkruar Besa në Facebook.
Besa pak kohë më parë publikoi këngën hit të titulluar “Folie”.
Source:/Telegrafi/
0 comments:
Post a Comment