Nëse është një femër e cila si modele mund të “rrezikojë” yje si Kate Upton, Kate Moss apo Adriana Lima, ajo është bukuroshja nga Prishtina, Bora Fona. Por, ajo ka synime tjera, synime më të mëdha që e dërgojnë te aktrimi.
Bora, një femër me shumë sharm, me shikim të ftohtë dhe me instinkt vrasës para kamerës, ka realizuar së fundmi një fotosesion me fotografin amerikan Fred Brown, që ajo thotë se e ka pasion pasi ëndrra e vërtetë e saj është aktrimi.
Vajza që njihet si femra e jashtëzakonshme nga videoklipi
është nga Prishtina, por është rritur në Chicago. Momentalisht ajo po vijon studimet në New York, studime që e shpiejnë bukuroshen 18 vjeçare drejt aktrimit.
“Momentalisht jam në New York, ku jam studente e Pace University. Modelizmi është thjesht hobi për mua, pasi që unë jam duke punuar që një ditë të bëhem një aktore. Nuk po flas për synime, pasi jam duke punuar shumë dhe jam tejet e përkushtuar në rrugën që kam marrë”, thotë Bora për Telegrafin.
Shumë modeste, me buzëqeshjen e saj të lehtë, tejet inspiruese, Bora tregon se cila aktore shërben si model për të.
“Më kanë thënë se si fotomodele jam ngjasoj me Kate Moss, por nuk më pëlqejnë këto krahasime, tentoj të jem vetvetja. Më pëlqejnë shumë aktore, secila është e veçantë, por Mila Kunis i ka të gjitha kualitetet dhe para së gjithash ajo ashtu sikurse unë, nuk është amerikane dhe ka arritur të depërtojë në industrinë amerikane të filmit në një mënyrë që mua më inspiron”, theksoi ajo.
Edhe pse shumë e re, ajo shprehet tejet e motivuar dhe ne i urojmë suksese në studime, ashtu sikurse në karrierën në vazhdim e cila shpresojmë se do të jetë me raporte pozitive për ndonjë projekt madhor filmik.
Më poshtë gjeni disa fotografi ekskluzive që zbulohen për herë të parë nga sesioni i realizuar së fundmi nga Bora, fotografi të cilat nuk janë të modifikuara me programin Photoshop. /Telegrafi/
0 comments:
Post a Comment