Një ngjarje e rrallë ka ndodhur në Britaninë e madhe ku një gjel i ka ngrënë vathin me diamant të zonjës së tij, ndërkohë që kjo e fundit ja ka falur jetën atij duke mos e ndëshkuar. Sipas veterinerëve gjeli duhet të theret për ta rikuperuar por pronarja ka zgjedhur që ai të ngordhi vetë për të rimarrë diamantin. Nga ekografia që i është bërë gjelit dallohet fare qartë vathi në barkun e tij.