Pas pjesëmarrjeve në shumë aktivitete të realizuara në Turqi, ku përveç bukurisë që tregoi dhe talentit të saj, shqiptarja e njohur dhe fituesja e shumë kurorave të bukurisë Almeda Abazi vazhdon suksesin e saj edhe në seriale televizive. Popullariteti i saj pritet të rritet edhe më shumë pas pjesëmarrjes në serialin e njohur turk ‘Sulejmani i Madhërishëm’.
Personazhi që pritet të interpretojë Almeda është një vajzë italiane e quajtur Valeria, e cila së bashku me mikeshën e saj Cecilian jeton në pallatin mbretëror të Venedikut, nga ku rrëmbehen dhe sillen në pallatin e Sulltanit.
0 comments:
Post a Comment