Search here !

Custom Search

Follow Online !

 
social widget

Popular Posts

Blog Archive

Qytetërimi egjiptian është më i ri nga sa mendohej

Shkencëtarët përdorën teknologjinë moderne për të dalë në konkluzionin se qytetërimi i lashtë egjiptian mund të ketë filluar rreth vitit 3100 Para Krishtit, duke dhënë një datë më të saktë sesa vlerësimet e mëhershme. Arkeologët besojnë se koha kur popullsia e luginës së Nilit filloi të jetojë e qeverisur nga një mbret, ishte diku rreth viteve 400-3700 para Krishtit. 

Nuk ka të dhëna të shkruara nga kjo periudhë e historisë së njerëzimit dhe rrjedhimisht shumë gjëra bazohen te hamendësimet.

Tani, një skuadër shkencëtarësh nga Britania e Madhe përdori gjetjen e datës me karbon për të zbuluar se sundimtari i parë i Egjiptit, mbreti Aha, erdhi në pushtet rreth vitit 3100 PK.

Formimi i Egjiptit konsiderohet si një moment kyç në historinë e njerëzimit. Ai besohet se ishte shteti i parë me një territor të caktuar, që krijoi kufij në këtë territor dhe që kishte një sundimtar, pak a shumë në të njëjtën formë që ne i imagjinojmë kombet në kohën tonë.

Sipas ekspertëve, krijimi i Egjiptit si shtet ndodhi relativisht shpejt dhe kjo është mbresëlënëse. Në Mesopotami, për shembull, bujqësia u përdor për disa mijëra vjet para se të shfaqet ndonjë formë e shtetit. Arkeologët besojnë se mbreti i parë i Egjiptit, Aha, erdhi në pushtet pas një udhëheqësi tjetër, Narmer, i cili unifikoi tokën. 

Source:/ Top Channel/

0 comments:

Post a Comment

Adverstiment !

Online Users !

Design by C.h.E-cı | MoneyGenerator Blogger Template by C.h.E | Distributed by : News