Është e vërtetë që dashuria nuk njeh moshë. Një shembull i kësaj thënieje është historia e një gruaje plot 88-vjeçare, e cila jetonte në një vetmi të plotë në një azil pleqsh. Por ja që pikërisht aty brenda, ajo mundi të gjende dashurinë e jetës së saj. Betty Anne Allshouse, në të vërtet nuk kishte shpresë për të gjetur dashurinë e saj pasi 88 vite të jetës së saj i kishte kaluar si beqare në vetmi. E gjithsesi, Betty Anne, nga Pensilvania e SHBA-ve, papritur u bë një grua e lumtur. Duke u martuar me një njeri 10 vjet më të ri në moshë. "Ajo ishte dashuri me shikim të parë për të dy ne dhe disa muaj më vonë, kur Valetr më kërkoi të martohesha me të, kam pranuar direkt", është shprehur Anne.
0 comments:
Post a Comment